Veprimtaria

dras1

“ISOMAT” është një kompani prodhimi llaçesh dhe kimikatesh ndërtimore me një prani shumëkombëshe. Ajo u themelua në vitin 1980 dhe sot përbën një nga prodhuesit më të rëndësishëm të sektorit të saj në Evropën Juglindore.

Kompania prodhon dhe shpërndan mbi 350 produkte teknologjie të avancuar gjermane me çmime të përballueshme nga konsumatori. Më konkretisht, ajo prodhon dhe shpërndan produkte të 6 kategorive të mëposhtme:

1. Materiale hidroizolimi
2. Bojëra dhe suva
3. Kola pllakash dhe sherbete çimentoje
4. Materiale riparimi
5. Përzierje betoni dhe llaçi
6. Dysheme

Në vitin 2012, kompania bëri një investim shumëmilionësh për krijimin e një kompleksi prodhimi të materialeve me bazë poliuretani.

Të gjitha produktet zhvillohen në laboratorët e kërkim-zhvillimit të vetë kompanisë, për të arritur cilësinë maksimale me çmimin më të mirë të mundshëm. Çdo vit, departamenti i kërkim-zhvillimit punon në një sërë produktesh të reja, në bazë të nevojave të secilit treg të synuar, si dhe në zhvillimet teknologjike të industrisë.

“ISOMAT” i eksporton produktet e saj në mbi 40 shtete anembanë botës, ndërsa ka 6 degë në Rumani, Serbi, Bullgari, Turqi, Rusi, Slloveni dhe një filial në Spanjë. Degët në Serbi dhe Rumani kanë edhe komplekse prodhimi, përkatësisht në Beograd dhe Bukuresht.

Sot “ISOMAT” ka punësuar mbi 350 punonjës në Greqi dhe jashtë saj.